10:40 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Musliu: Ajri nuk përmirësohet duke treguar mençuri në Kuvend, duhet masa

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu  në seancën që po mbahet për ndotjen e ajrit, ka thënë se ndotja e ajrit nuk mund të rregullohet me parulla boshe e duke treguar mençuri në Kuvend, por  duhet të merren masa konkrete që kanë marrë shtetet e huaja për përmirësimin e kësaj gjendje.

Musliu ka thënë se veturat që po ndalën për të hyrë ne qendër të Prishtinës nuk është fajtor për këtë gjendje, fajtori duhet kërkuar në rrënjët e këtij problemi, transmeton Indeksonline.

“Neglizhenca e institucioneve duke përfshirë edhe Kuvendin dhe mungesa e informimit është shkak i ekspozimit të rrezikut shëndetësor për qytetarët e Kosovës. Ky rrezik është krim, shteti nuk bëhet duke improvizuar. Sa herë ndodhemi në këto situata, ne dëgjojmë mençuri. Nuk kemi nevojë me zbulu asgjë, ne na mjafton që të shohim si kanë bërë shtetet e tjera dhe të marrim hapa të nevojshëm. Të bëjmë analiza sa persona kanë pësuar nga ndotja, se cilat sëmundje vinë nga ndotja. Jemi në shekullin 21, kohë kjo kur mund t’i zgjidhim këto. Tani kur jemi në këtë situatë, nuk mund të zbulohet shkaku me parulla boshe, përmes tyre po tentohet përmirësimi. Veturat u ndalën për të hyrë ne Qendër të Prishtinës, mirëpo, veturat nuk janë faktori i vetëm, ato janë në vendin e tretë a të katërt. Nëse synohet të përmirësohet kjo gjendje,  duhet kërkuar në rrënjë këtë problem për të vazhduar pastaj me adresa të tjera për përmirësimin e gjendjes. Poashtu, para se të ndalën veturat, është dashur të bëhen sqarime tjera e jo të enden njerëzit të hutuar nëpër trafik. Po ashtu, autobusët po vonohen, ndalen vend e pa vend. Në asnjë stacion nuk e kemi një fletë A4 që do të sqarohej destinacioni a oraret” ka thënë  ajo./Indeksonline/