Musliu- Shoshi për deklaratën e Konjufcës: Muhabet odash, miku i tij Kurti pranoi Asociacion pa njohje
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe, pa njohje reciproke nga ana e Serbisë.
Por këtë deklaratë po e quan muhabet odash deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi.
Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se realiteti është ndryshe nga deklarata e Konjufcës dhe se miku i tij Kurt e ka pranuar Asociacionin pa njohje të ndërsjellë nga Serbia.
“Z.Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka pranuar Asociacion pa njohje të ndërsjellë nga Serbia. Mendoj se deklarata e Z.Konjufca është më shumë një muhabet odash mes miqve, sesa realiteti i negocimit në tavolinë mes tri palëve, e edhe më pak realiteti që miku i tij z.Kurti e ka pranuar”, thotë Musliu-Shoshi.