21:43 / E Premte, 25 Shtator 2020

Musliu-Shoshi e quan aksionin e sotëm të panevojshëm: E kundërta e asaj që prisnim, të gjithë janë të gatshëm të përballen me drejtësinë!

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se veprimi i sotëm i Dhomave të Specializuara, na e kujton veprimin e forcave policore dhe ushtarake të Serbisë, kur na i kërkonin më të dashurit tanë për t’i burgosur vetëm pse donin që populli ynë të jetonte i lirë dhe i pavarur.

Ajo shton se një aksion i tillë ishte i paarsyeshëm dhe i panevojshëm, shkruan Indeksonline.

“Gjykatën Speciale e ka themeluar vet Kuvendi i Kosovës, për arsye se çdo dyshim duhet të hiqet vetëm përmes një sistemi të drejtësisë i cili është i paanshëm dhe i pavarur. Por, ajo që pamë sot ishte e kundërta e pritjeve tona. Çdo ish-luftëtar i UÇK-së, çdo drejtues i saj që është thirrë nga këto dhoma, kanë treguar gatishmëri për t’u përballë më çdo dyshim që atyre i është mveshë. Ata nuk kanë refuzuar asnjë thirrje të kësaj gjykate”, u shpreh deputetja.

Postimi i plotë:

Veprimi i sotëm i Dhomave të Specializuara, na e kujton veprimin e forcave policore dhe ushtarake të Serbisë, kur na i kërkonin më të dashurit tanë për t’i burgosur vetëm pse donin që populli ynë të jetonte i lirë dhe i pavarur.

Sepse një aksion i tillë ishte i paarsyeshëm dhe i panevojshëm!

Gjykatën Speciale e ka themeluar vet Kuvendi i Kosovës, për arsye se çdo dyshim duhet të hiqet vetëm përmes një sistemi të drejtësisë i cili është i paanshëm dhe i pavarur. Por, ajo që pamë sot ishte e kundërta e pritjeve tona. Çdo ish-luftëtar i UÇK-së, çdo drejtues i saj që është thirrë nga këto dhoma, kanë treguar gatishmëri për t’u përballë më çdo dyshim që atyre i është mveshë. Ata nuk kanë refuzuar asnjë thirrje të kësaj gjykate.

Veprimet e dhomave të specializuara duhet të jenë konform përgjegjësisë që i’u është dhënë me ligj e jo në bazë të parashikimeve subjektive. Sepse drejtësinë nuk e ka penguar as këta që sot u arrestuan e nuk do ta pengojë as ndonjë tjetër. Kjo është e faktuar.

Apeloj që aktivitete të tilla dhe të pahijshme të mos ndodhin më.