13:24 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Musliu-Shoshi: Tragjedia e Srebrenicës, gjenocidi më i madh pas Luftës së Dytë Botërore

Tragjedia e Srebrenicës do të konsiderohej gjenocidi më i madh menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore”, kështu ka thënë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.

Aty u vranë nga policia dhe ushtria serbe, 8000 boshnjakë, të pafajshëm, të pambrojtur e të paarmatosur për rreth dy javë, shkruan Indeksonline.

“8000 boshnjakë, të pafajshëm, të pambrojtur e të paarmatosur për rreth dy javë u vranë sistematikisht nga policia dhe ushtria serbe. Ata i ndanë burrat dhe djemtë nga turmat dhe i morën për t’u qëlluar.

Tragjedia e Srebrenicës do të konsiderohej gjenocidi më i madh menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Toka e Bosnjes do të mbushej me varreza masive të mijëra burrave të cilët u ekzekutuan pamëshirëm, të qindra burrave dhe grave të gjymtuar dhe të masakruar, e fëmijëve të vrarë para nënave të tyre.

Srebrenica do ta përcjell përgjithmonë shtetin serb për krimet e bëra ndaj popullsisë së pafajshme.”