20:07 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mustafa ankohet se një profil i rrejshëm i është hapur, por janë katër të tilla!

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pak më parë në një postim në Facebook tha se është krijuar një profil i rrejshëm në emër të tij.

Mustafa tha se çdo status që lëshohet nga ai profil nuk është i tij, dhe se shfrytëzon vetëm adresën e tij të deritanishme zyrtare, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, Mentor Hoxhaj, ish-mbikëqyrës shtetëror në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ekspert i sigurisë së informacionit thotë se janë pesë llogari tilla të rrejshme.

Eksperti i sigurisë thotë se Mustafa të mos shqetësohet pasi këto profile të rrejshme do të mbyllen.

Postimi i plotë i tij:

Jo 1 por 5 fake account ne Facebook!
Z. Mustafa, mos u shqetsoni!!! 
Keto do mbyllen! Kujdes pasin mos ta marrin./Indeksonline/