22:26 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mustafa flet për takimin me Limajn dhe Ahmetin: Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur lidhur me takimin e dy liderëve të partive Nisma dhe PSD.

Mustafa përmes një postimi në facebook ka thëne se takimet e tilla i konsideron që janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme. 

Ja postimi i tij i plotë:

Miq të nderuar
Sot bisedova, në takime të ndara, me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe me z. Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së.
Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme. 
Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të kêtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar.
Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike. IM