17:52 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mustafa: Qeveria po bënë veprime të gabueshme, nuk i ka numrat as në kuvend as me letra!

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se duhet të punojnë tutje në mënyrë që mos të ketë ngecje sa i përket gjandes evropiane.

“Ne duhet të punojmë më tutje edhe në agjenden evropiane, ka ngecje në marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, ka veprime që qeveria po ndërmerr veprime që janë kundër kësaj sepse duke e përkrahë klientelizimin dhe klientët e vet brena partisë po rrezikon të shkelin marrëveshjet, duhet të jemi shumë të kujdesshëm edhe me Ligjin e Pagave, edhe para së gjithash në harmoni që njerëzit të marrin paga të njëjta, ky duhet të jetë parimi themelor me Qeverinë dhe ta kultivojmë para BE-se, sepse kjo është agjende e Qeverise jo e pozitës dhe opozitës.”, ka thënë Mustafa gjatë konferencës për media.

Mustafa, ka thënë se ka vërejtje të mëdha për qeverinë aktuale.

“Ne kemi vërejtje të mëdha se Qeveria po kthehet mbi kuvendin dhe mbi institucionet e pavarura dhe nuk kemi as reagim publik dhe as shoqëror, sepse kemi raste të shkarkimit të bordeve, ose agjencive të pavarura që nuk janë në kompetenca të qeverise dhe ato kanë mbetë pa bë zë ashkush edhe në fushën e arsimit edhe në fusha tjera.”, ka vlerësuar ai tutje.

Sipas tij, kjo qeveri duhet të shkarkohet pasi që po bënë shkelje të vazhdueshme.

“Janë këto çështje që ne i kemi vërejtur dhe dëshirojmë dhe t’i japim para opinionit dhe se kjo qeveri duhet të shkojë sepse po bënë veprime të gabueshme dhe nuk e përfaqëson shumicën në kuvend as me letra, sepse edhe me letra ka mbet qeveri e pakicës, qeveria duhet vete që ndërmarrrë hapa, kuvendi të shpërndahet dhe të shkojmë në zgjedhje të reja, këto vendime të mëdha t’i marrim me një shumicë të qëndrushme.”, ka vlerësuar tutje Mustafa.