09:22 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Mustafa reagon për shkarkimin e Hotit nga Kurti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën dje për të zhvilluar seancën për inicimin e mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ishte pikërisht LDK që inicioi këtë mocion, për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës, e cila u ndërtua nga koalicioni VV-LDK.

Pas rrëzimit me 82 vota pro, kryeministri i vendit, Albin Kurti në orët e vona të mbrëmjes njoftoi se ka shkarkuar nga detyra zv/kryeministrin nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti.

E për këtë ka reaguar edhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se Kurti e shkarkoi Hotin mbrëmë para mesnate.

Mustafa tha se mbetet tek kryeministri në detyrë, Albin kurti të vendos nëse do të punojë edhe më gjatë me ministrat e LDK-së,nëse do t’i lë të punojnë, apo do t’i shkarkojë ashtu siç bëri mbrëmë me Avdullah Hotin.

“Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”,, tha Mustafa./Indeksonline/