14:25 / E Hënë, 18 Janar 2021 / A. A

Mustafi vjen me një mesazh prekës për Ozilin, e përshëndet me shqiponjë

Mesut Ozili është larguar nga Arsenali pas më shumë se 6 vjetësh qëndrimi në Londër.

Reprezentuesi gjerman ka arritur marrëveshjen me ekipin turk Fenerbahçe.

Futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi, bashkëlojtar me Ozilin për disa vjetësh tek Arsenali dhe te Kombëtarja e Gjermanisë, ka shkruar një mesazh prekës.

“Vëlla, ti asnjëherë nuk ke qenë egoist brenda dhe jashtë fushës, me të gjithë futbollisët që kam qenë në zhveshtoret ti ke qenë më i miri. Gjithmonë do të kujtohesh si mbreti i asistimeve. Fatkeqësisht si ekip nuk të kemi dalë në ndihmë kur ti më së shumti kishe nevojë. Gjitha të mirat”, ka shkruar Mustafi.

/Indeksonline/