14:06 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Muzikantët e Kosovës me reagim ndaj Qeverisë: Ne ju zbardhim fytyrën, ju na ndalni frymën

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për masat e reja për parandalimin e Covid-19, ka ngjallur shumë reagime.

Në pikën ku flitet për sektorin e gastronomisë, veprimtaria iu lejohet deri në ora 23:30 ndërsa muzika do të ndalet në ora 21:00, shkruan Indeksonline.

Kështu edhe filluan pakënaqësitë e shumta nga ky sektor, teksa së fundi reaguan edhe nga Shoqata e Muzicientëve të Kosovës.

“Ne ju zbardhim fytyrën, ju na ndalni frymën”, shkruajnë në postimin e fundit, teksa si moto kanë “Muzika nuk vret”.