12:50 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Myftiu Tërnava nuk pranon të flasë rreth ndërtimit të xhamisë qendrore në kryeqytet

Një ditë para fillimit të muajit të shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, nuk ka pranuar të flasë për xhaminë qendrore.

“Nuk dua të flas tani por një ditë tjetër. Xhamia do të bëhet shpejt me ndihmën e Zotit”, ka deklaruar ai.

Përndryshe Bashkësia Islame e Kosovës, sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka uruar myslimanët për muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Duke treguar edhe vlerën dhe rëndësinë e agjërimit, dhe obligimin e agjërimit, ne duhet të dëshmojmë edhe durim e dituri në këto ditë. Manifestimi i agjërimit duke abstenuar nga ushqimi e pija është pastërti për trupin por edhe paraqet solidarizimin me shtresat tjera të shoqërisë”, është shprehur Tërnava.