23:01 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / C E

Myrto Uzuni si Ronaldo, Zonja e Vjetër fiton me frymën e fundit

Juventus ka mposhtur Ferencvaros me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër mori tri pikë në këtë sfidë vetëm në minutat e fundit.

Hungarezët kaluan të parët në epërsi me golin e futbollistit shqiptar, Myrto Uzuni.

Sulmuesi i Kombëtares Kuq e Zi golin e festoi si kundërshtari i tij, Cristiano Ronaldo.

E pikërisht portugezi shënoi golin e barazimit me një gjuajtje të fortë nga distanca.

Golin e fitores, Juventusit ia siguroi Alvaro Morata në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Juve është në vendin e dytë në grup me 9 pikë, tri më pak se Barcelona që kryeson grupin G. /IndeksOnline/