08:28 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

‘Myzhde’ për tifozët e Arsenalit, David Luizi nuk do ta veshë më fanellën e ‘Topçinjve’

Tifozët e Arsenalit pas dëshprimit që patën në ndeshjen kundër Manchester Cityt, mund të gëzohen më në fund.

Futbollisti brazilian, David Luiz nuk do të veshë më fanellën e Arsenalit, transmeton Indeksonline.

Luiz është shndërruar në një nga fytyrat më të padëshiruara te tifozët e Arsenalit .

Kjo për shkak të gabimeve të shumta që po bën ndeshje e që po i kushtojnë shumë ‘Topçinjve’.

Në ndeshjen kundër Manchester Cityt ai u fut në minutën e 20-të dhe brenda 30 minutave ia humbi ndeshjen Arsenalit. Fillimisht gaboi te goli i parë i Cityt, duke ia dhuruar një top Sterlingit që nuk hezitoi t’i shënoj gol Arsenalit.

Pastaj tek goli i dytë, Luiz shkaktoi penalti dhe u ndëshkua me karton të kuq. Por ky makth për tifozët e Arsenalit ka marrë fund. Kjo pasi me 30 qershor i skadon kontrata Luizit.

Megjithatë, Luizi nuk do ta veshë fanellën e Arsenalit më për shkak se në ndeshjet e mbetura deri me 30 qershor nuk do të mund t’i luaj për shkak se ka karton të kuq.

Që nga transferimi i tij në Arsenal, Luiz ka shkaktuar 4 penalti./Indeksonline/