09:15 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

Na befason Cana, thotë se u takua me ishin e tij pas 10 viteve, zbulon se kush është ajo!

Lorik Cana përmes rrjeteve sociale ka treguar një histori interesante.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë është takuar me ishin e tij pas 10 viteve, shkruan IndeksOnline

“Dua të ndaj me ju diçka speciale që më ndodhi mua sot, me të gjithë ju…Unë pash pas më shumë se 10 vite një ish timin, dhe unë e di që është e vështirë ta them këtë dhe ndoshta nuk duhet ta them, por një numër i madh kujtimesh dhe pasionesh mu rikthyen në mua! Ajo është ende shumë atraktive, një bukuri reale dhe ende ka një tatuazh me emrin tim në të…shpresoj të të shohë një ditë. Më mungon!”, shkroi Cana.

Kur të gjithë menduam se po bëhet fjalë për ndonjë femër, Cana befason të gjithë duke shfaqur makinën e tipit ‘Porsche’.

“Djema, më lejoni t’ju prezantoj me të”, ka shkruar ish-lojtari i Lazios.

/IndeksOnline/