09:22 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nabil Fekir sot kryen testet mjekësore?

Futbollisti i shumë kërkuar, sot pritet që të udhëtoj për në Angli që t’i kryej testet mjekësore.

Nabil Fekir sot do të niset për në “Anfield” për ta finalizuar transferimin e tij në klubin e Liverpoolit, transmeton IndeksOnline.

Sipas “Canal+”, Fekir ka pranuar ofertën e “The Reds” dhe sot (e dielë) pritet të zyrtarizohet si futbollist i klubit anglez.

24-vjeçari është pjesë e Lyonit që nga viti 2013. Ai ka bërë afro 120 paraqitje dhe ka shënuar 48 gola./InddeksOnline/