17:32 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nadal humbet garat e ATP-s, do të operohet së shpejti

Rafael Nadal do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit në ATP në Londër, si dhe do ta ketë një operim pas lëndimit në kyç.

Në fund të muajit të kaluar, Nadal u largua nga Paris Masters pas një lëndimi muskulor, dhe kështu Novak Djokovic zuri vendin e parë në ranglistë.

Derisa garat e ATP-s fillojnë më 11 tetor, spanjolli, 32-vjeçar, tha se ende është duke vuajtur nga ky lëndim.

Mbetet të shihet se kur do të rikuperohet ai pas operimit që do ta ketë së shpejti./IndeksOnline/