23:52 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nadal rikthehet në stërvitje javën e ardhshme

Rafael Nadal do t’i rikthehet stërvitjeve javën e ardhshëm, gjithnjë sipas axhës së tij, Toni.

Nadal i është nënshtruar një operimi në kyçin e këmbës tri javë më parë dhe nuk ka luajtur që nga gjysmëfinalet e US Open.

”Rafa vendosi që ta rregullojë problemin që kishte në stërvitje dhe mjeku i Federatës ia rekomandoi të njejtën”, tha Toni Nadal, transmeton IndeksOnline.

”Kur kam folur me të në lidhje me synimet e tij për rikthimin në stërvitje, ai tha se po mendon për 4 apo 5 dhjetorin”.

”Ai ka pasur më shumë se një muaj kohë para vetes që të arrijë në formë të mirë për Australia Open”.

Nadal planifikon që të paraqitet në eventin humanitar, ”Olazabal & Nadal” pas tre javësh, e më pas në Abu Dhabi, Doha e Australi./IndeksOnline/