19:13 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nadal konfirmon mungesën në garat aziatike

Numri një i botës, Rafael Nadal do të mungojë në China Open dhe kompeticionet e Shanghai Masters muajin e ardhshëm, për t’u rikuperuar nga lëndimi në gju.

Lëndimi e detyroi 32-vjeçarin që të largohet nga gjysmëfinalja e US Open më herët se që është pritur këtë muaj.

Ai gjithashtu mungoi për Spanjën në Davis Cup në gjysmëfinale, në humbjen nga Franca në fundjavë.

17 herë fituesi i Grand Slam, ka pësuar lëndim në gju dhe pritet të rikthehet në tetor.

”Kemi vendosur së bashku me mjekët që unë të mos marrë pjesë në turneun aziatik që të rikuperohem nga lëndimi në gju”, shkroi Nadal në Twitter.

China Open fillon më 1 tetor, derisa garat e Shanghai Masters fillojnë më 7 tetor./IndeksOnline/

Temat: