09:28 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Nadal në çerekfinale (Video)

Rafael Nadal është kualifikuar për në çerekfinale të Australian Open.

Tenisti numër një në botë, mposhti 3 me 1 në sete (6-3, 6-7, 6-3 dhe 6-3), argjentinasin, Dieego Sebastian Schwartzman, shkruan IndeksOnline.

Nadal siguroi çerekfinalen, ndërsa në këtë xhiro do të takohet me Marin Cilic, i cili eliminoi Carreno-Bustan (1-3 në sete)./IndeksOnline/