08:09 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Nadal pa vështirësi në raundin e parë të Australian Open


Rafael Nadal, fituesi i 17 Grand Slam, ka arritur që pa problem ta mposhtë në rrethin e parë të Australian Open australianin James Duckworth.

Nadal i’u deshtën 3 sete që ta mbyllte dilemën e fituesit. Ai mposhti 3 me 0 në sete 6:4, 6:3 dhe 7:5 asutralianin i cili është i ranguar në pozitën e 254-të.

Nadal është fitues i njëfisht i këtij kompeticioni. Ai ishte shpallur fitues në vitin 2009 kur kishte mposhtur Roger Federer 3 me 2 në sete./IndeksOnline/