08:34 / E Martë, 16 Gusht 2022 / GF

Nafta vijon të bjerë në bursë, ja vlera “historike” në tregjet botërore

Çmimi i naftës ka pësuar uljen në nivelin më të ulët që pas nisjes së luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ulja e fundit e ka shtyrë naftën bruto brent në një nivel prej 92,78 dollarësh në bursë, vlera më e ulët që përpara se Vladimir Putin të urdhëronte fillimin e pushtimit në Ukrainë.

Rënia e madhe e çmimit të naftës të këtë të hënë përputhet saktësisht me nivelin më të ulët të mëparshëm pas pushtimit, i cili u arrit më 5 gusht.

Çmimi i Brent arriti kulmin më 7 mars në 139,13 dollarë, kur nisën shqetësimet për furnizimet nga Rusia.

Çmimi qëndroi mbi 100 dollarë për shumicën e kohës që atëherë, një nivel i parë rrallë në histori.