14:31 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Naftëtarët kërkojnë që vendimit për taksë t’i shtohet ndalimi i derivatëve të naftës e gazit nga Serbia

Shoqata e naftëtarëve të Kosovës mbështet vendimin e Qeverisë së vendit tonë për rritjen e taksës doganore ndaj mallrave serbe dhe boshnjake në 100 për qind.

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, solidarizohet me këto masa dhe garanton se nuk do të importojë asnjë litër derivate të naftës nga Serbia e as nga Bosnja e Hercegovina.

“Kërkojmë që këtij vendimi t’i shtohet edhe ndalimi i importit të derivateve të naftës, gazit nga Serbia”, thuhet në deklaratën për media të kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Temat: