11:53 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / L K

Nagavci dhe Vitia në konferencë për media pas mbledhjes se Qeverisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në mbledhjen e qeverisë së republikës së Kosovës është miratuar ligji për 581 specializant ku kanë qenë në vetëfinancim, tashmë do të financohen nga Qeveria.

Vitia gjithashtu theksojë se të financimi i qeverisë do ti shtohen edhe 10 specializant nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i zi, ku të njëjtit kanë qenë në vetë financim.

“Janë diku rreth 581 specializant që kanë qenë më vetëfinancim. Sot 581 nga këta specializim u morë vendim nga qeveria që të subvencionohen.  Njësoj janë edhe 10 specializant që janë nga shtetet fqinjë ku të njëjtin nuk kanë pasur financim, edhe ata do të janë pjesë e  këtij subvencionimi”, theksojë Vitia.

Ndërsa, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur mbi 2 marrëveshjet të miratuara sot në mbledhjen e qeverisë që kanë të bëjnë me njohjen e kualifikime të arsimit të lartë dhe njohjen e mjekëve, dentistëve si dhe arkitekteve.

“2 nga këto marrëveshje janë nga fusha e arsimit. Për njohjen e kualifikime të arsimit lartë dhe mjekeve dentistëve dhe arktikeve. Kualifikime profesionale ku do të ushtrojnë lirshëm në gjashtë vendet e Ballkanit perëndimorë”,tha Nagavci.

Përmes këtyre marrëveshjeve do të krijohen mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës, tha Nagavci në konferencë për media pas mbledhjes se kryesisë.

Vitia gjithashtu shprehi ngushëllime për shtetin turk për humbjet e mëdha pas tërmetit të fundit./IndeksOnline/