19:51 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nagavcvi: Me Kurtin kryeministër e Konjufcën ministër, do të ndjehemi të përfaqësuar denjësisht!

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albërie Nagavci përmes një statusi të bërë në llogarinë Facebook, ka ngritur lartë figurën e liderit të saj, kryeministrit të ardhshëm, Albin Kurtit dhe ish-kryparalmetarit dhe njëherit minstër i ardhshëm, Glauk Konjufca.

Nagavci ndër të tjera pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në ka thënë se si brenda dhe jashtë vendit do të përfaqësohemi denjësisht pa frikë dhe pa skandale.

Ky është statusi i plotë:

Trimi i mirë me shokë shumë.

Nder e krenari për Kosovën dhe shqiptarët gjithandej që të përfaqësohemi nga një Kryeministër si Albin Kurti e një ministër i jashtëm si Glauk Konjufca.

Si brenda ashtu dhe jashtë vendit, do të jemi e ndihemi të përfaqësuar denjësisht, pa frikë se do të ketë as më të voglin skandal, me dashuri për vendin, me integritet e profesionalizëm