22:14 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Naomi: Triumfi në US Open nuk është momenti më i mirë i karrierës sime

Naomi Osaka thotë se triumfi në US Open muajin e kaluar nuk ishte edhe një moment aq i këndshëm dhe jo më i miri në memorien e saj pas incidentit të Serena Williams.

20-vjeçarja u bë tenistja e parë japoneze që e ka fituar një Grand Slam kur ajo mposhti William me rezultat, 6-2, 6-4.

Por, finalja në Flushing Meadows ishte lënë nën hija pasi Williams u përfshi në një incident me vëzhguesin e ndeshjes, Carlos Ramos, të cilin më pas e akuzoi për seksizëm, transmeton IndeksOnline.

”Ka shumë gjëra që dua t’i them rreth asaj se si u ndjeva”, tha Osaka.

”Për mua, unë nuk e di, nuk e di, memoria e US Open nuk është edhe aq e këndshme”./IndeksOnline/