23:03 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Napoli arrin marrëveshjen me Real Madrid për James, mungon vetëm një detaj

Napoli vazhdon të tentojë për James Rodriguez, futbollistin e Real Madrid, që ka qenë deri tani në huazim te Bayern Munich. Sipas raportimeve gjithçka është shumë pranë finalizimit për transferimin e kolumbianit në Seria A, te klubi napolitan.

Referuar raportimeve të “Radio CRC”, klubi partenopeo ka gjetur tashmë marrëveshjen me Real Madrid, në lidhje me shifrën e huazimit një-vjeçar, që vërtitet te 10 milionë euro.

Konkretisht, për të finalizuar transaksionin mungon ende një detaj i rëndësishëm: akordi mes palëve mbi shifrën e blerjes definitive të kartonit të futbollistit huazimit. Në këtë aspekt, Napoli ka arritur të ofrojë 30 milionë, ndërsa Real Madrid kërkon 40 milionë euro për shitjen përfundimtare të James Rodriguez.