13:46 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / LB

Napoli bën blerjen e madhe, 40 milionë euro për mesfushorin që e kërkonin të gjithë

Napoli është afër blerjes së madhe të verës. Skuadra kampione e Italisë ka arritur marrëveshjes me supertalentin spanjoll, Gabriel Veiga.

Ylli i Celta Vigos do t’i kushtojë 40 milionë euro skuadrës së Amir Rrahmanit.

Përveç kësaj, Napoli do t’i paguajë 10% Celta Vigos nëse Gabri Veiga shitet më pas.

Gabri Veiga, mesfushori 21-vjeçar spanjoll U21, është përforcimi i ri që do t’i jepet Rudi Garcias për të forcuar Napolin.

Barcelona, PSG, Manchester City e Liverpooli ishin vetëm disa nga skuadrat e mëdha që po e kërkonin spanjollin./Indeksonline/