Napoli i Amir Rrahmanit drejt titullit, mposht Atalantan për të vazhduar ecurinë pozitive

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore 2:3 ndaj Atalantas në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.
Në pjesën e parë u shënuan tri gola. Fillimisht skuadra vendase shënoi me anë të Reteguit dhe më pas erdhën dy golat nga Napoli, me anë të Politanos dhe McTominay, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, Lookman shënoi golin e barazimit në minutën e 55’të.
Kurse golin e fitores, për ekipin ku luan Amir Rrahmani e shënoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku.
Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 50 pikëve në pozitën e parë, gjashtë më shumë se Interi (44), por që kjo e fundit ka tri ndeshje më pak./Indeksonline/
CHE GRANDE COLPO DI TESTA DI ROMELU LUKAKU!!!
— Football Report (@FootballReprt) January 18, 2025
CHE ASSIST DI FRANK ZAMBO ANGUISSA!!!
📽️ @GoalsXtrapic.twitter.com/PbrSI30mvb