22:06 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Napoli i Ancelottit mposhtet sërish, kësaj radhe nga Wolfsburgu

Napolin mposhtet 3-1 nga Wolfsburgu në miqësoren e fundit të fazës përgatitore para startit të Serisë A. Skuadra e Ancelottit tregoi se i duhet ende kohë për të arritur formën optimale, para se të nisë sulmin për të zbritur nga froni Juventusin.

Pjesë e parë u mbyll me epërsinë e një goli të skuadrës gjermane, që u shënua nga Brekalo, por Napoli arriti të barazonte me Milik, pas krosimit të Mario Riut. Gjithsesi, Wolfbsurgu reagoi menjëherë e dy gola të shqiptarit Mehmedi, që vulosën rezultatin final në 3-1.

Elseid Hysaj e nisi ndeshjen titullar, por e la fushën në minutën e 50-të, i zëvendësuar nga Malcuit, mbrojtësi francez i blerë vetëm pak ditë më parë për të rivalizuar pikërisht me shkodranin në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Temat: