75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Napoli i bën favor Interit, ndalet nga Fiorentina

Napoli ka barazuar kundër Fiorentinës pa gola në ndeshjen e xhiros së 16-të të Serie A.

Ky barazim më shumë i shkon në favor Interit, e cila mbetet lider pas barazimit të mbrëmshëm kundër Juventusit.

Interi mbetet lider i Serie A me 40 pikë, Napoli është e dyta me 39 pikë, Juventusi e treta me 38 pikë dhe Roma e katërta me 35 pikë. /IndeksOnline/