17:26 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Napoli ka gati 30 milionë euro për Rashicën

Milot Rashica është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Sulmuesi nga Kosova që për momentin po shijon lindjen e vogëlushit Tian, ka treguar nivel të lartë këtë sezon dhe ka rënë në radarët e disa prej klubeve më të mirë në Evropë.

Skuadra gjermane e Leipzig është duke u munduar që me çdo kusht ta transferoj kosovarin në skuadër, mirëpo duhet ta mposht edhe Napolin në këtë garë, shkruan IndeksOnline.

Klauzola e largimit të tij nga Verder Bremen është 38 milionë euro, por deri tani askush nuk ka dalë me një ofertë të tillë

Mediat italiane raportojnë se Napoli ka gati 30 milionë euro për të bindur klubin e Werderit për të lënë të lirë Rashicën./IndeksOnline/