75 Mall Live Search
20:33 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Napoli lëshon pikë me Sassuolon, tani shpresat te Milani

Napoli shpërdoroi një mundësi mjaft të mirë për t’u rikthyer në krye të renditjes, të paktën përkohësisht, teksa në pasditen e sotme nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sassuolos në Reggio Emilia.

Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 22-të, kur pas një rrëmuje në zonë, Politano dërgoi topin në rrjetën e Pepe Reinës.

Reagimi i napolitanëve ishte i menjëhershëm, duke u hedhur në sulm, në kërkim të golit të barazimit, por ai erdhi vetëm në minutën e 80’, pas një devijimi në portën e tij, të mbrojtësit Rogerio.

Tashmë Napolit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të lutet për një rezultat pozitiv të Milanit në Torino, për të mos lejuar shkëputjen e Juventusit.