Napoli më ofertë të madhe për Icardin
Sipas asaj që është raportuar nga faqja e lajmeve italiane Bombe Di Vlad, Napoli ka nisur një ofertë prej 70 milionë eurosh në Inter për sulmuesin argjentinas Mauro Icardi.
Marrëveshja përfshin 9 milionë euro për Icardin çdo sezon, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në skuadrën napolitane, transmeton Indeksonline.
Bombe di Vlad raporton se Inter ka pranuar ofertën, kurse tani mbetet vetëm Icardi që ta pranojë propozimin.
Napoli ka kërkuar që të jepet një përgjigje sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ata të përfundojnë marrëveshjen ose të bëjnë marrëveshje tjetër./Indeksonline/.