18:48 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Napoli merr talentin e madh: Erdha te Ajaxi i Italisë (Video)

Napoli e ka zyrtarizuar blerjen e talentit gjerman, Amin Younes.

Futbollisti libanez me pasaportë gjermane i ka kushtuar vetëm 5 milionë euro Napolit pasi që ishte në përfundim të kontratës me Ajaxin.

“Nëse largoheni nga Ajaxi, duhet të shkoni në një skuadër që luan futboll të bukur. Erdha te Napoli sepse mendoj se Napoli është Ajaxi i Italisë. Këtu është në gjene futbolli i bukur” ka thënë Younes./Indeksonline/