75 Mall Live Search
22:45 / E Premte, 06 Mars 2026 / Gj Sh

Napoli merr tre pikë ndaj Torinos, vazhdon ‘luftën’ për titull

Napoli nuk ka lejuar befasi ndaj Torinos, duke shënuar fitore me rezultat 2-1, para tifozëve vendas në stadiumin ”Diego Armando Maradona”.

Këto janë tre pikë të rëndësishme për skuadrën e Antonio Contes, e cila vazhdon të mbetet në garë për titullin e Serie A, shkruan IndeksOnline.

Napoli kaloi në epërsi qysh në minutën e 7-të, me golin e Alisson Santos, derisa fitoren e siguroi futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Eljif Elmas, me golin e shënuar në minutën e 68-të.

Golin e nderit për Torinon e shënoi Cesare Casadei, në minutën e 87-të.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 56 pikëve dhe renditet në vendine tretë, me një pikë prapa Milanit dhe 11 pikë pas Interit.

Në anën tjetër, Torino ka 30 pikë dhe renditet në vendin e 14-të./IndeksOnline/