22:58 / E Diele, 23 Tetor 2022 / C E

Napoli mposht edhe Romën, Mourinho “zverdhet”

Futbollistët e Romës kanë pësuar humbje pra shikuesve të vet nga lideri i tabelës Napolit sonte në Olimpico me rezultat 0:1.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A dhe golin e vetëm për mysafirët e shënoi Osimhen në minutën 80. Ky ishte goli i tij i katërt këtë sezon për Napolin. 

Në këtë mënyrë Napoli arkëtoi tri pikët e reja duke qëndruar në krye të tabelës me 29 pikë, tri më shumë se Milan në vendin e dytë, teksa Roma renditet e pesta me 22 pikë.

Ndeshja u karakterizua me një lojë të ashpër, e cila detyroi arbitrin të ndajë hiq më pak se tetë kartonë të verdhë. 

Ndëshkimit të arbitrit nuk i shpëtoi as portugezi Mourinho (ROM), pas një proteste të ashpër ndaj një ndërhyrje të palejuar ndaj lojtarëve të skuadrës së tij në minutën 58.

Napolit iu anulua një penallti në pjesën e parë pas shikimit të VAR-it në minutën e 37-të.

Ndryshe, para ndeshjes, Jose Mourinho rriti presionin ndaj Napolit duke thënë se mysafirët janë favoritë.

“Ne luajmë kundër liderëve të tabelës. Opinioni i përgjithshëm është se Napoli është favorit,” tha ai.