08:38 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Napoli një hap afër transferimit 19 milionsh

Presidenti i Napolit, De Laurentis kishte thënë ditë më parë: “Unë jam duke kërkuar një Callejon të ri” .

Dhe tani, Callejoni i ri, siç duket do të jetë sulmuesi i Bolognas, Simone Verdi.

Napoli dhe Bologna kanë një kohë që flasin për sulmuesin italian, dhe tani duket që gjërat janë më konkrete, pasiqë De Laurentis ka telefonuar Claudio Fenuccin e Bolognas.

Siç raporton Corriere dello Sport, marrëveshja është afër finalizimit për 17 milionë euro dhe 2 milionë bonuse. /IndeksOnline/