Napoli planifikon tre goditje në afatin e janarit

Napoli do të kërkojë të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.
Sic raporton “La Reppublica”, “Napolitanët” kanë hedhur sytë te lojtarët si Danilo i Juventusit, Pellegrini i Romës dhe Biraghi i Fiorentinës.
Te Napoli, pritet të largohet Folorunsho i cili nuk po arrin të zë vend në formacionin startues.
Napoli, aktualisht gjendet në vendin e dytë në Serie A dhe ka gjithsej 41 pikë aq sa lideri Atalanta./IndeksOnline.