75 Mall Live Search
17:05 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Napoli sonte luan ndeshjen e parë në stadiumin me emrin, “DIEGO ARMANDO MARADONA”

Sot me fillim nga ora 18:55, do të zhvillohet takimi ndërmjet Napolit dhe Real Sociedadit, duel ky në kuadër të fazës së fundit të grupeve në Evropa Ligë.

Napoli me ndeshjen e sotme e siguron kualifikimin tutje për në rundin e ardhshëm të këtij kompeticioni, shkruan IndeksOnline

Por, e veçanta e gjithë kësja është se Napoli sot e luan ndeshjen në shtëpi në stadiumin me emrin e legjendës “Diego Armando Maradona”, i cili u nda nga jeta një muaj më parë si shkak i një sulmi në zemër.