13:47 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Naser Osmani jep shpjegimin e tij, për shitjen e tokave për 1 euro ari

Naser Osmani, ish-zëvendëskryesues i Bordit të AKP-së i cili në të njëjtën kohë ka qenë edhe deputet i LDK-së, para Komisionit hetimor për privatizim ka arsyetuar shitjen e një ari tokë për një euro, duke thënë se çmimin e përcakton oferta.

Deputeti i AAK- së, Bekë Berisha, e ka pyetur edhe për atë se si një tokë është shitur për një euro ari.

Ai ka thënë se ka pas edhe tokë në sipërfaqe prej 74 metrash katrorë që është shitur për 900 mijë euro.

Deputeti Hajrulla Çeku e ka pyetur nëse kanë pasur mundësi që të refuzonin çmimin. Osmani ka thënë se po dhe kanë refuzuar, por se sipas tij në riofertimet që kanë marrë çmimet kanë qenë edhe më të ulëta. Ai ka theksuar se tani nuk e sheh të arsyeshëm çmimin mesatar prej 39 eurosh për një ari, por se sipas tij në atë kohë ka qenë i arsyeshëm.