09:42 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / A. M.

Naser Rugova vazhdon me statuse në Facebook: Pse gjithë ky presion vetëm mbi deputetët e LDK-së?

Zyrtari i LDK-së, Naser Rugova vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale, duke kritikuar krerët e ri të LDK-së.

Sipas tij, ka kaluar koha kur kryesia e partisë mund të vendos për gjithçka.

“Kryesia nuk mund dhe nuk duhet më të vendosë për deputetin, përndryshe edhe ti je njësoj si ai para teje”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Përgjigje Lumirit.

Deputetët janë vërtet të nominuar nga partia, por ata në radhë të parë janë përfaqësues të popullit dhe duhet të respektohen si të tillë. Personalisht mendoj që duhet të marrim pjesë në votim, por nuk duhet të harrojmë që Vjosa nuk është kandidate e LDK-së, prandaj qëndrimi i duhur, vërtet demokratik, do të ishte: deputetët le të veprojnë sipas bindjes dhe ndërgjegjes personale.Pse gjithë ky presion vetëm mbi deputetët e LDK-së?!

Që nga vitit 2014 LDK nuk e ka respektuar mendimin ndryshe dhe debatet janë mbyllur me fjalinë “ka vendosur kryesia”, thuajse jemi parti komuniste e kryesia është komiteti qendror. Kryesia nuk mund dhe nuk duhet më të vendosë për deputetin, përndryshe edhe ti je njësoj si ai para teje.