07:06 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nasim Haradinaj sot del para gjykatës në Hagë

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj do të paraqitet sot në ora 15.00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka njoftuar Gjykata Speciale.

Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.