15:33 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nasser Al-Khelaifi nuk i frikësohet Realit

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaïfi foli pas shortit për raundin e parë të eliminimit të Ligës së Kampionëve, që do të shohë përballjen me Real Madridin.

Ai edhe pse e respekton kundërshtarin është shprehur se janë të gatshëm të përballen me të gjitha skuadrat.

” Ne kemi shumë respekt për Real Madridin. Do të jenë dy lojëra të mëdha. Tifozët do të përjetojnë momente magjike të futbollit në Madrid dhe Parc des Princes. Siç e them gjithmonë, ne duhet të jemi të gatshëm të luajnë të gjitha ekipet dhe ne do të jemi gati”, ka thënë presidenti i PSG-së.