14:35 / E Enjte, 02 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nata e shtrigave për Realin, “shtriga” quhet Tottenham

Tottenham ka mposhtur Realin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje shkëlqeu, Dele Ali i cili në ndeshjen debutuese këtë sezon shënoi dy gola (27’ dhe 56’).

Golin e tretë për Spurs e shënoi Christian Eriksen në minutën e 65-të.

Golin e vetëm për Realin e shënoi Ronaldo në minutën e 80-të.

Me këtë fitore, Tottenham është në pozitën e parë në grupin H me 10 pikë, ndërsa Reali është e dyta me shtatë pikë.

Skuadra angleze njëherit ka siguruar edhe kualifikimin në fazën e eliminimit direkt. /IndeksOnline/