08:34 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Natë me shumë arrestime në Serbi- 16 persona arrestohen për vrasje dhe rrëmbime

Në një aksion të përbashkët të Prokurorisë për Krimin e Organizuar, njësive organizative të Ministrisë së Brendshme dhe BIA, u arrestuan 16 persona gjatë natës që lamë pas.

Të gjithë dyshohen skanë kryer krime si rrëmbime dhe vrasje të rëndë, deklaroi këtë mëngjes prokurori për krim të organizuar, Mladen Nenadiq. 

Siç deklaroi ai, kërkimet janë duke u zhvilluar në rreth 30 vende, raporton RTS dhe Tanjug.

“Pas një pune të përbashkët disa mujore nga Prokuroria për Krimin e Organizuar, disa njësi organizative të Ministrisë së Brendshme dhe BIA, një veprim i përbashkët u realizua gjatë natës dhe sot që synonte ruajtjen e sigurisë së Republikës së Serbisë dhe sqarimin e krimet më të rënda kundër jetës”, tha ai.