16:22 / E Premte, 05 Gusht 2022 / Gj. Sh

Navas drejt largimit nga PSG, ky pritet të jetë klubi i ri

Keylor Navas është shumë pran largimit nga PSG.

Trajneri i ri i parisienve, Christophe Galtier, e ka bërë të qartë se portieri kryesor i skuadrës do të jetë Gianluigi Donnarumma, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj situate të krijuar, Navas po e shqyrton mundësin e largimit nga klubi.

36 vjeçari pritet të transferohet në kampionatin italian te skuadra e Napolit.

Sky Sport Italia raporton se Napoli po synojn transferimin e një portieri gjatë afatit kalimtar veror dhe se Navas po shihet si mundësia më e leht pasi e ka humbur vendin e titullarit te PSG./Indeksonline/