08:10 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

NBA/ Doncic bën dallimin edhe kundër Lakers, mëkat që mungoi LeBron James

Skuadra e Dallas Mavericks ka vazhduar me fitore duke e mposhtur kështu edhe ekipin e Los Angeles Lakers.

Takimi përfundoi me rezultat 115-110, shkruan IndeksOnline

Mëkat që në këtë përballje nuk ishte LeBron James për ta parë spektaklin e sllovenit, Luka Doncic.

Doncic realizoi 30 pikë, bëri 9 kërcime dhe 8 asistime.

Paraqitje efikase te Lakers pati amerikani Caldwell-Pope – ky i fundit bëri 29 pikë dhe një kërcim.

Fitore në këtë raund kanë shënuar edhe dy skuadrat Boston Celtic (99-86 Phoenix Suns) dhe San Antonio Spurs (106-91 Detroit Pistons)./IndeksOnline/