10:01 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

NBA/ Golden State mposht San Antonion (Video)

Golden State ka hequr çdo dyshim se është skuadra më e mirë ën NBA, duke mposhtu edhe San Antonio, një nga rivalet për titull në Konferencën e Perëndimit, Skuadra e Warriors mposhti 122-105 Spurs në një ndeshje në përgjithësi të dominuar nga vendasit, që patën epërsi në shumicën e kohës. Thompson me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Golden State, ndërkohë që 41 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit, që bënë diferencën në këtë sfidë për vendasit. Për Spurs, Aldridge e Anderson realizuan nga 20 pikë secili, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Fiton edhe Dallas, që ndali 130-123 Lakers pas një ndeshje spektakolare dhe me rivalitet, ku të dyja ekipet e kërkuan suksesin. Veterani Noëitzki realizoi 22 pikë për Dallas, mbështetur nga Barnes me 21, ndërsa për Lakers nuk mjaftuan 26 pikët e Randle dhe 22 të Isaiah Thomas, që debutoi me skuadrën e re.

Nga ndeshja Dallas – Lakers, 130-123

Humbet edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që u mund 112-98 nga Philadelphia, një nga ekipet surprizë të këtij sezoni. Vendasit e dominuan sfidën, me Embiid që realizoi 29 pikë e 16 rebaund, një lider në fushë për Philadelphia, duke i bërë të pavlefshme 45 pikët e dyshes Gallinari-Williams për kalifornianët. Skuadra e Denver, falë 72 pikëve të trios Barton-Chandler-Jokic, triumfoi 123-113 në fushën e Phoenix, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Fiton edhe skuadra e washington, që mundi 101-90 Chicago, sfidë e dominuar gjatë gjithë kohës nga miqtë, me Satoransky që bëri diferencën në fushë, duke realizuar 25 pikë. Një tjetër ndeshje e mirë e Antetokounmpo, që realizoi 32 pikë në fitoren e Milëaukee ndaj Orlandos me shifrat 111-104, ndërsa pas dy kohëve shtesë fiton Neë Orleans, që fitoi 138-128 ndaj Brooklyn Davis 44 pikë e 17 rebaund.

REZULTATET E SOTME

Brooklyn – New Orleans, 128-138

Orlando – Milwaukee, 104-111

Philadelphia – Clippers, 112-98

Chicago – Washington, 90-101

Dallas – Lakers, 130-123

Golden State – San Antonio, 122-105

Phoenix – Denver, 113-123

Temat: