NBA: LeBron James lojtari javës
NBA njoftoi sonte se basketbollisti i Cleveland Cavaliers, LeBron James është emëruar si lojtari më i mirë i javës së 19-të në Konferencën Lindore.
James me këtë cmim, thyen një rekord në NBA, me 59 cmime të lojtarit të javës, transmeton IndeksOnline.
Në katër ndeshjet e javës së kaluar, James udhëhoqi Cavaliersat në një rekord të përsosur 4 me 0, me 24.9 pikë mesatarisht.
Në 31 ndeshje, James ka një mesatare prej 27.8 pikë./IndeksOnline/