08:05 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

NBA/ Utah Jazz vazhdon me seri fantastike

Skuadra basketbollistike amerikane, Utah Jazz vazhdon me seri fantastike në sezonin e ri 2021.

Jazz arritën fitoren e radhës ndaj New York Knicks me rezultat 108-94, shkruan IndeksOnline.

Një paraqitje fantastike e O’Neale bëri që skuadra e Jazz të fitonte. Amerikani arriti të shënonte 20 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime.

Më së shumti pikë të shënuar në këtë përballje pati lojtari i Knicks, Rivers me 25 pikë, 3 kërcime dhe një asist./

Me fitore Jazz vazhdon t’i bëjë presion Lakersit e cila gjendet në pozitën e parë./IndeksOnline/